JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Eliminimi nga Kupa, sulmuesi i Bayernit nevrikoset me gazetaren
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/01/2021 14:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bayerni i Mynihut u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Kupa e Gjermanisë prej ekipit të kategorisë së dytë gjermane, Holsten Kil, teksa u mund me penallti. 30-vjeçari bavarez, Tomas Myler, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas ndeshjes. Sulmuesi u nervozua me reporteren e “ARD”-së, Valeska Homburg, e cila qeshi në momentin kur e pyeti lojtarin se si ishte atmosfera në dhomat e zhveshjes pas takimit. Edhe pse Homburg u përpoq të justifikohej, reagimi i saj nuk i ka pëlqyer aspak Mylerit.

Ai i tha:

Çfarë po mendoni?! Ju po qeshni tani! Ju pashë që qeshët! Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer! Goli i tyre i parë ishte identik si ata që kemi pësuar në ndeshjet e fundit. Duhet të kishim mbyllur hapësirat në qendër dhe nuk e bëmë këtë gjë. Për golin e dytë, nuk kishim mjaftueshëm futbollistë në zonë për të mbrojtur një kundër një.”