JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Përlotet Lionel Messi: Takimi i fundit i veçantë, si një lamtumirë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/01/2021 9:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Lionel Messi është një futbollist me karakter të fortë që shumë rallë e kemi parë të derdhë lot, por kur bëhet fjalë për ish-trajnerin e tij tek Barcelona, Tito Vilanovan, ylli argjentinas nuk i përmban dot emocionet. “Pleshti”, në një intervistë të fundit, kujton ish-teknikun katalanas dhe tregon se takimi i fundit me të ka qenë mjaft i veçantë.

Leo rrëfen:

Kam pasur shumë biseda, por gjithmonë kemi biseduar për futbollin dhe atë që ka ndodhur në lojë, ose çfarë mund të ndodhë në ndeshjet që po vinin. Por më e veçanta ishte e fundit sepse ishte edhe si një lamtumirë.”

Kapiteni i blaugranave ka mbetur me lot në sy dhe zëri i tij u mbyt nga të dridhurat. Kujtojmë që Tito Vilanova ndërroi jetë më 25 prill të 2014 pasi nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë.