JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Ky është vetëm fillimi”, Pochettino fiton trofeun e parë me PSG-në
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/01/2021 9:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paris Saint-Germain ka mposhtur mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-1 Olympique de Marseille për finalen e SuperKupës së Francës. Golat e shënuar nga Mauro Icardi dhe Neymar i siguruan fitoren parisienëve dhe gjithashtu titullin e parë Pochettinos. Mauricio Pochettino, i cili ka vetëm pak ditë që ka marrë drejtimin e skuadrës, është shprehur pas ndeshjes se ky është vetëm fillimi, Argjentinasi në 11 vjet karrierë si trajner ka menaxhuar klube sikurse Espanyol, Southampton dhe Tottenham, por nuk ka fituar asnjëherë trofe, ndërsa ka arritur një gjë të tillë vetëm për 2 javë në Paris.

Ai u shpreh:

Kjo fitore vlen më shumë se një trofe, janë nderi dhe krenaria gjërat kryesore për klubin dhe për tifozët. Me hapa të sigurt, skuadra po bën atë çfarë unë kam kërkuar. Ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se me kohë dhe punë, mund të instalojmë idetë tona dhe të kemi progres përpara. Dua të falenderoj lojtarët, drejtorin sportiv Leonardon dhe presidentin Al-Khelaifi për mundësinë”.