Pasditen e sotme u regjistrua një ngjarje jo e zakonshme në Elbasan, ku një i ri pas një konflikti me fqinjën e tij i hodhi kësaj të fundit benzinë dhe më pas tentoi t’i vendosi flakën. Por, një person arriti të shmangte tragjedinë. Ai rrëfeu se gjithçka nisi nga fqinji i cili ishte i alkoolizuar dhe shau komshien, dhe më pas i hodhi benzinë dhe i shkaktoi diegie në trup. Banori tha se reagoi menjëherë duke i hedhur asaj një peshqirë të lagur.
Më konkretisht, banori është shprehur:
Ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit, ndërsa në vendngajrje duken shenjat e zjarrit. Ndërkohë, autori i ngjarjes Ndriçim Zekthi ndodhet aktualisht në komisariat.