Një ngjarje e rëndë ndodhi para dy ditësh në Athinë, ku u 'eliminua' shqiptari Edmond Llangozi dhe u plagosën dy djemtë e tij Anxhelo dhe Mihal Llangozi. Këta të fundit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por raportohet se ende nuk e kanë kaluar rrezikun për jetën. Së fundmi, mediat greke bëjnë me dije se dy vëllezërit kanë folur në lidhje me ngjarjen, duke dhënë detaje se si nisi sherri. Gjithashtu ata deklaruan se autorët janë shqiptarë. Policia ka mbledhur informacion të mjaftueshëm për pesë autorët dhe është afër identifikimit të tyre, thonë më tej mediat greke.
E plagosur mbeti edhe një punonjëse e lokalit, e cila është gjithashtu shqiptare.
Burimi: CNNgr |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania