JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Bëmat e lali Lekut/ I jep 60 milionë tender djalit që garoi kundër babait
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13/01/2021 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Erion Veliaj vazhdon të japë tendera të cilët janë kryekëput të dyshimtë. Rasti më i fundit është ai ku në garë kanë marrë pjesë djali dhe babai dhe lali Leku ka shpallur fitues djalin. Me pak fjalë e gjithë procedura ka qenë një farsë ku të njëjtët persona kanë garuar brenda familjes, duke hapur dy kompani me emra të ndryshëm.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-81382-12-07-2020 dhe me objekt “Rehabilitim i sinjalistikës rrugore, Rruga e Durrësit”. Shikohet se kanë marrë pjesë kompanitë “R.S.M Company” me ofertë 3.801.500 lekë të reja pa TVSH dhe “SI.SI-AL sh.p.k” me ofertë 5.027.880 lekë të reja pa TVSH.

Rezulton se të dyja këto kompani administrohen nga e njëjta familje, përkatësisht në njërën prej tyre është pronar babai ndërsa në tjetrën është pronar djali. Kështu, firma “R. S. & M.” SHPK ka për administrator dhe pronar biznesmenin Nikolla Çaçi ndërsa firma “SI.SI-AL” SHPK ka për administrator Stefan Çaçi i cili është në fakt edhe djali i Nikolla Çaçi-t. Për procedurë tenderin e ka fituar djali me kompaninë “SI.SI-AL” SHPK që për më tepër ka edhe ofertën më të lartë.