JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tragjike/ Gjendet e pajetë brenda makinës një 56-vjeçare
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/01/2021 21:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua e moshës 56-vjeçare është gjetur e pajetë brenda një automjeti në fshatin Partesh të Gjilanit. Sipas zëdhënësit të Policisë në Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka konfirmuar se në një automjet të ndaluar në mes të rrugës është gjetur një grua pa shenja jete. Ndërkohë, në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, ku po punojnë për të zbuluar shkakun e vdekjes së 56-vjeçares. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar, ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar për obduksion.