JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Punime pa kushte sigurie”, Piramida restaurohet duke rrezikuar punonjësit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/01/2021 18:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh punonjësit e kompanisë fituese kanë nisur punimet me mjete të rënda, për shndërrimin e Piramidës në një qendër multifunksional për teknologjinë, artin dhe kulturën. Piramida po përballet me avari të shumta, përfshirë dëmtime të infrastrukturës, të kabllove, të fibrave optike edhe shumë të tjera. E fundit ishte ndërprerja prej 5 minutash, i transmetimeve të Top Albania Radios, pa llogaritur këtu zhurmat e makinerive të rënda që punojnë sipër dhe interferojnë gjithë kohën në transmetimet e radiove.

Në një tabel të vjetër shkruhet “Rrezik nga zjarri”, por duke patur parasysh kushtet e këtij procesi transformues ndoshta është mirë të shkruhet edhe “Rrezik për jetën”. Kujtojmë se “Piramida” është ndërtuar në fund të viteve 80 në nder të diktatorit komunist Enver Hoxha dhe ka një sipërfaqe prej 11.800 m2.