JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Emergjencë në shëndetin publik, shfaqet virusi “Nipah” në Azi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/01/2021 17:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dhe teksa e gjithë bota është duke “luftuar” me Covid-19, OBSH po merr masat paraprake për të evituar pandeminë e radhës. Rajonet tropikale të Azisë kanë një bio-diversitet të larmishëm, gjë që e rrit edhe mundësinë e zhvillimit të viruseve të rinj. Gjithashtu, rritja e popullsisë dhe ndërveprimi midis njerëzve dhe kafshëve të egra në këto rajone rrit rrezikun e përhapjeve të sëmundjeve. Në Azi prej vitesh studiuesit po ekzaminojnë mijëra specie të lakuriqëve të natës të cilët janë mbartës natyror të disa viruseve korona. Një prej tyre është edhe virusi Nipah, vdekshmëria e të cilit varion nga 40% deri në 75%. Ndërkohë, shqetësim për infektologët është fakti që nuk është gjetur ende një kurë për këtë virus vdekjeprurës të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e rendit në 10 sëmundjet që mund të shkaktojnë emergjencë në shëndetin publik në nivel global.

Burimi: pulitzercenter.org |Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA