Ankesat e qytetarëve në lidhje me çmimet e larta dhe abuzimet me to, prekin thuajse çdo fushë të përditshmërisë sonë. E tillë është dhe një ankesë e një qytetareje që ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania. Ajo shprehet e skandalizuar nga çmimi i lartë i një termometri të zakonshëm në një nga farmacitë e Tiranës. Siç shihet edhe në kuponin tatimor, termometri ka kushtuar 600 lekë, ndërkohë që qytetarja shton më tej se po të njëjtin termometër e ka gjetur për 300 lekë në një farmaci tjetër. Kujtojmë se gjatë pandemisë shumë farmaci shfrytëzuan rastin të ‘kapnin’ sa më shumë nga xhepat e qytetarëve, pasi u abuzua me çmimet e maskave dhe termometrave. Dhe për këtë pati edhe disa gjoba nga ana e shtetit.
Ky është mesazhi i qytetares: