JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Tentuan të kontrabandonin ilaçe nga Greqia, ndalohet kamioni me targa të Shkupit
Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 13/01/2021 14:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në vendkalimin kufitar “Bogorodica”, ku që nga fillimi i pandemisë funksionon vetëm trafiku i mallrave, pra tregtia ndërkombëtare e mallrave, doganierët parandaluan kontrabandë të ilaçeve. Dogana ka gjetur ilaçe në një kamion që hynte nga Greqia në vendin tonë, transmeton Alsat. Në kamionin me targa të Shkupit doganierët kanë kapur gjashtë kuti kartoni të padeklaruar, të cilat përmbanin 744 pako me 14 lloje të ilaçeve, të destinuara për shitje të paligjshme. Vlera e ilaçeve kap shumën e 233,500 denarëve. Ata u kapën nga zyrtarët doganorë me një vërtetim për sendet e sekuestruara përkohësisht, dhe procedura e mëtejshme do të drejtohet nga departamenti i hetimit.

/alsat/