JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Sheiku i Manchester Cityt nuk ndalet, merr në pronësi klubin e 11-të
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/01/2021 14:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Manchester Cityt, sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan ka shtuar edhe klubin e 11-të në pronësinë e tij. Gjigantët e futbollit bolivian, Bolivar, skuadra e kryeqytetit La Paz, e cila është më e titulluara në vend me 29 tituj kampion në historinë e saj, është bërë pjesë e klubeve që ka në zotërim sheiku Mansour, duke e shtrirë akoma më shumë gjeografinë e tyre në Amerikën e Jugut.

Klubet në pronësi të tij deri tani janë: Mançester Siti (Angli), Girona (Spanjë), Melburn Siti (Australi), Nju Jork Siti (SHBA), Mumbai (Indi), Siçuan Jiuniu (Kinë), Montevideo Siti Torkue (Uruguai), Jokohama F. Marinos (Japoni), Lomel SK (Belgjikë) dhe Troje (Francë). Investimet marramendëse të sheikut në futboll duket se nuk kanë shkuar dëm, pasi klubi i tij kryesor, Manchester City është kthyer në një nga klubet më të fortë në Angli, por edhe në botë.