Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Milot, ku është plagosur me armë zjarri personi i identifikuar si shtetasi Ylli Ibrahimi, 45-vjeç. Mësohet se Ibrahimi është qëlluar nga dy persona të maskuar sapo kishte dalë nga lokali në qendër të Milotit dhe duket se ka qenë nën vëzhgim nga autorët. Ndërkohë vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja plumbash dhe dyshohet se drej tij është qëlluar me breshëri. Sipas AbcNews jashtë kamerave banorët tregojnë se dy personat me motor kanë lëvizur rreth lokalit, ku ishte Ibrahimi dhe në momentin që ka dalë kanë qëlluar menjëherë. Fatmirësisht nga të shtënat nuk kanë mbetur të lënduar kalimtarë të rastit.