Sipas një studimi të fundit varianti britanik i Covid rrezikon më shumë gratë! Ky është rezultati më i fundit i nxjerrë nga shifrat zyrtare të koronavirusit, ku është parë se ka më shumë viktima gra se burra. Këtë gjë ekspertët e lidhin pikërisht me variantin e ri që po përhapet me ritme të shpejta në botë.
David Strain, një pedagog klinik në Universitetin e Exeter tha:
Në lidhje me vdekshmërinë spias gjinisë, burrat ende vdesin në numër më të lartë se gratë në përgjithësi, por vërehet një ekuilibër midis gjinive krahasuar me pranverën. Në valën e parë, 61 % e viktimave ishin burra dhe 39% ishin gra. Aktualisht raporti është 57 % burra dhe 43 %janë gra, sipas “The Sun”. Ka patur një sërë përpjekjesh për të shpjeguar pse burrat janë më të rrezikuar nga virusi vdekjeprurës Covid-19, përfshirë këtu që bëhet fjalë për ndryshime gjenetike që ndikojnë në sistemin imunitar. Disa ekspertë thonë se gjaku i burrave e bën më të lehtë për koronavirusin të infektojë qelizat. Burrat kanë më shumë enzimë ACE2, të cilën virusi e përdor për të hyrë në qeliza.
Një tjetër ekspert, prof. McConway shtoi:
Burimi: The Sun | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania