Zv.ministrja e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, mbrëmë në një emision debativ ka deklaruar se në Maqedoni ekziston një huti se diçka do të ndryshojë pas zgjedhjeve në Bullgari, informon Zhurnal.
Zaharieva konsideron madje se përkundrazi nëse ndryshohet pushteti, mund të bëhet edhe më keq për Maqedoninë.
Zaharieva komenton se shoqëria bullgare dhe parittë kanë shumë qëndrime të ngjashme në këtë temë.
“Ekziston një huti se diçka e veçantë do të ndryshojë. Në vend të kësaj, nëse ndryshohet pushteti, mund edhe të përkeqësohet madje”, thotë ajo.
Në lidhje me vizitën e përfaqësuesit special të Qeverisë së Maqedonisë, Vllado Buçkovski, Zaharieva thotë se nuk ka patur asgjë të fshehtë në mbledhje, informon Zhurnal.
“Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ta. Nuk ka diçka të veçantë. Bëhet fjalë për, ata i thonë plan, le ti themi dhe ne ashtu, unë veproj sipas marrëveshjes së 2017tës. Vitin e kaluar ishte radha e tyre të thirrin komisionin për zbatim të marrëveshjes. Punonim që të kemi ide si të mendojmë së bashku dhe të rimbursojmë kohën e humbur”, tha ajo.
Zaharieva gjithashtu thotë se ka ankesa nga kompani bullgare dhe universitete të cilat duan të akreditohen atje dhe po përballen me pengesa të panevojshme dhe të dyshimta administrative.
Ajo bën thirrje të ulen emocionet.
“Sa më tepër flasim njëri me tjetrin pa emocione dhe pa akuza, aq më të mëdha janë shanset që të përfundojë kjo çështje”, thotë Ekaterina.
Theksoi se teza se Bullgaria po përpiqet të mohojë identitetin e qytetarëve të Maqedonisë është një nga hutitë lidhur me pozitën bullgare.//Zhurnal.mk