Milani vazhdon me rezultatet pozitive në çdo kompeticion. Sonte, ekipi kuqezi ka mposhtur Torinon, pas penalltive në fazën e 1-8-ve në Kupën e Italisë, pasi ndeshja pas 120 minutave u mbyll me rrjeta të paprekura 0-0. Milani ishte dominues gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar disa raste, por nuk ia dolën të shënojnë të paktën një gol.
Pas 120 minutave lojë dhe pa gola, skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku Milani ishte më i saktë, duke shënuar 5 herë, me Tatarushanun që priti gjuajtjen e Rinkon dhe kuqezinjtë u kualifikuan në raundin tjetër, ku do të përballen me fituesin e çiftit Fiorentina-Inter.