JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Zgjidhet trajneri më i mirë i dekadës në futboll
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/01/2021 22:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka dhënë së fundmi çmimin për trajnerin më të mirë të dekadës. Diego Simeone është emëruar si trajneri më i mirë i dekadës së fundit në futboll pikërisht nga ky institucion. Argjentinasi ka grumbulluar 152 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Pep Guardiola me 144 pikë, e në fund edhe Jurgen Klopp me 105 pikë.

Viti më i suksesshëm i Simeones ishte ai i 2014, kur fituan edhe titullin e La Ligas, gjë që nuk e kishin bërë që nga 1996. Ata gjithashtu arritën edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, duke humbur nga Real Madrid. 50 vjeçari ka trajnuar Los Colchoneros ne 502 ndeshje, duke fituar 302 prej tyre. Ai gjithashtu ka humbur 82 ndeshje, ndërsa ka barazuar edhe 118 të tjera, një përqindje mesatare e fitoreve prej 60%.