JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

E kanë ulur në stol/ Rebelohet Thomas Strakosha, flak dorezat dhe largohet nga stërvitja e Lazios
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/01/2021 22:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Momente të vështira për portierin e kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha. Gardiani kuqezi është ulur në stol javët e fundit nga skuadra e Lazios dhe vendi i titullarit i është besuar Pepe Reinës. Situata duket serioze dhe Strakosha ka mbetur jashtë për ndeshjen e radhës me Parmën në Serinë A. Lazio thotë se është i dëmtuar, por e vërteta duket ndryshe. Gazzetta dello Sport”, shkruan se ndoshta portieri i Kombëtares shqiptare nuk ka qenë i dëmtuar, por mund të ketë pasur një përplasje me trajnerin Simone Inzagi, lidhur me aktivizimin e pakët që ka pasur këtë muaj.

Ndonëse, ky debat ka ardhur pas ndeshjes me Fiorentinën, në të cilën Strakosha u rikthye titullar pas një muaji, burimet në fjalë nënvizojnë se ndoshta 25-vjeçarit nuk i kanë pëlqyer as fjalët e shprehura në konferencat e fundit për shtyp nga Inzagi dhe ka kërkuar sqarime. Flitet se ai ka flakur dorezat dhe është larguar nga stërvitja. Ky ballafaqim mesa duket nuk ka qenë me tone normale mes Strakoshës dhe Inzagit, ndaj ka ardhur edhe lajmërimi për një dëmtim, që ndoshta nuk ekziston, në mënyrë që “gardianit” t’i jepej një mesazh i qartë nga klubi. Madje, ka edhe zëra se kjo përplasje e fundit e Strakoshës mund të bëjë që në mënyrë surprizë shqiptari të dalë edhe në merkato dhe të largohet nga Lacio që në merkaton e janarit.