JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Anglia nuk ka qetësia nga COVID-19, anulohet një tjetër ndeshje e Premier League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/01/2021 16:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndeshja e kampionatit anglez, Aston Vila-Totenhem nuk do të luhet të mërkurën siç ishte planifikuar, por është shtyrë për një datë tjetër. Shkak janë bërë rastet e shumta pozitive me ‘COVID’ te skuadra e Aston Vilës. Për të mos mbetur data bosh, është vendosur që të luhet sfida e prapambetur e 30 dhjetorit Totenhem-Fulham.

Disa ndeshje të Aston Vilës janë pezulluar javët e fundit për shkak se shumëlojtarë janë infektuar me koronavirus te kjo skuadër. Madje ndeshjen ndaj Liverpoolit ata e luajtën me futbollistë të rinj. COVID-i është bërë një shqetësim serioz për futbollin anglez dhe ditët e fundit Anglia po përballet me fluks infektimesh.