Futbollisti i Yokohoma FC, 53-vjeçari Kazuyoshi Miura nuk ka ndërmend të largohet nga futbolli i luajtur. Japonezi ka rinovuar kontratën e tij edhe për një vit. Pavarësisht moshës se tij, Miura ai ka rinovuar kontratën pasi mendon se mund t'i japë ende futbollit. Miura kishte filluar karrierën si futbollist profesional në vitin 1986. Ai u bë lojtari i parë japonez që debuton në Serie A, në vitin 1994.
Që nga viti 2005, ai është pjesë e Yokohoma FC, ku ka regjistruar 277 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola. Siç është bërë e ditur, tanimë 53 vjeçar, ai ka nënshkruar kontratë edhe për një vit. Aktualisht, Miura është futbollisti më i vjetër aktiv në botë. 53 vjeçari do të luajë sezonin e 36 në karrierë si profesionist.