JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ramos pranon rinovimin me Real Madridin, por ka një kusht
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/01/2021 20:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në Spanjë kanë nisur prej ditësh të qarkulojnë zërat për largimin e Sergio Ramos nga Real Madridi, por së fundmi, mediat iberike kanë zbuluar se kapiteni dëshiron të qëndrojë, por ka një kusht. Ai doqë kontrata e tij duhet t’i përfshijë 2 vite kohëzgjatje, ndërsa Real Madrid po ofron vetëm 1 vit. Ëndrra e Ramosit është që të luajë në "Bernabeun" e ri dhetë jetë kapiteni i parë që luan edhe në të stadiumin e ri edhe në të vjetrin.

Real Madridi do vetëm një vit rinovim dhe me të njëjtën pagë, ndërsa Ramos, tashmë një 34-vjeçar, pretendon dy vite kontratë, madje edhe me rritje page. PSG është ekipi që ia plotëson këto kushte, por ai dëshiron të vazhdojë te Real Madridi.