Çmenduri/ Porti i Durrësit jepet me koncesion për 30 milionë euro tek pronari i CMA-CGM

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.01.2021, 20:57

Një çmenduri e vërtetë të dashur miq! Porti i Durrësit, aty ku deri më sot janë rrjepur mirë e mirë mijëra biznese shqiptare që zhdoganojnë kontejnerë dhe jo vetëm, do të jepet me koncesion për 5 vjet tek një operator privat. Me pak fjalë, nga rrjepja në rrjepje. Kjo pasi duke qenë se një shërbim që deri tani ishte publik do të kalojë tek privati, për bizneset që importojnë mallra me kontejnerë do të rriten kostot, pasi fituesi me shumë gjasa do të aplikojë tarifën e tij për shërbimin e ofruar.

Bëhet fjalë për një tender me objekt “Shërbimi i Menaxhimit dhe Operimit të Terminalit të Konteinerëve në Portin e Durrësit tek operatorë privatë të specializuar për 5 vjet”. Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar se fitues është shpallur një kompani me seli në Maltë, e quajtur “HILI COMPANY LIMITED (LTD)” për një vlerë marramendëse prej rreth 30 milionë euro nëse përfshijmë edhe TVSH-në. Siç dihet, Malta konsiderohet një parajsë fiskale.

Po kush fshihet pas kësaj kompanie? Nga të dhënat zyrtare që gazetarët e JOQ morën në Maltë, rezulton se kompania drejtohet nga 3 shtetas maltezë të quajtur MARIN HILI, EDWARD HILI dhe MICHELA BORG. Gjithashtu nga hetimet e redaksisë, u mësua se kompania fituese e tenderit, është gjithashtu aksionere e degës së CMA-CGM në Maltë.

Pra e thënë më thjesht, kompania së cilës Pirro Vengu, drejtori aktual i Autoritetit Portual Durrës i dha 30 milionë euro, është gjithashtu edhe pronare e kompanisë së transportit të kontejnerëve CMA-CGM në Maltë, e quajtur CMA CGM MALTA AGENCY LTD. Ndërkaq si aksioner i CMA-CGM në Shqipëri figuron kompania e transportit PELIKAN SHPK e cila zotëron 40% të aksioneve të filialit shqiptar CMA-CGM SHPK.

Nga ana tjetër nuk kuptohet se përse është i nevojshëm një koncesion i tillë kur deri më sot menaxhimi i kontejnerëve bëhej nga vetë shteti. E vetmja përgjigje e mundshme është se kjo është thjesht një tjetër rrjepje që do t’i bëhet biznesit duke rritur tarifat që do të paguhen tek privati.

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit