JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Magjistari” Veliaj shndërron Fushën nga ndërtues në “fshesaxhi”, 540 milion për pastrimin e Tiranës
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30/12/2020 23:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

A e dini se lali Leku është një “magjistar” i vërtetë? Sipas tenderit që do t’ju paraqesim më poshtë, duket se ai ka “shndërruar” Shkëlqim Fushën nga një ndërtues që ka gllabëruar miliarda pa fund, në një fshesaxhi. Tashmë kompania “FUSHA” përveç punëve të ndërtimit dhe mbushjes së Tiranës me kulla, do të fillojë të përveshë mëngët dhe të marrë fshesën në dorë.

Themi kështu sepse Erion Veliaj sapo i ka dhënë plot 540 milionë lekë të vjetra me TVSH për të pastruar një pjesë të Tiranës. Më konkretisht bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-83246-12-28-2020 dhe me objekt “Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana IV”. Nga dokumentat e tenderit shikohet se kontrata ka një kohëzgjatje prej vetëm 73 ditë duke nisur nga data e lidhjes së kontratës.

Me pak fjalë “FUSHA” do të marrë 540 milionët e mësipërm për vetëm 73 ditë punë. Shikohet se procedura e prokurimit ka qenë “Procedurë me Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, pra tenderi nuk është bërë publik. Jo vetëm kaq, por shikohet se në të kanë marrë pjesë 3 kompani, ku të treja kanë ofruar vlera thuajse identike. Ky fakt në procedurat ndërkombëtare të tenderave konsiderohet si mjaft i dyshimtë dhe ngre dyshime të forta se fituesi është paracaktuar. Gjithashtu vërehet se vlera fituese e ofruar nga “FUSHA” është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatësisht sa 97.54% e tij. Edhe ky është një tjetër fakt që ngre dyshime se tenderi nuk është i rregullt. Epo, bravo Erion, qënke “magjistar” i zoti.