E teksa në Britaninë e Madhe është zbuluar një variant I ri I Covid-19, ekspertët e universiteteve amerikanë të Kalifornisë, San Diegos dhe MIT, kanë arritur në gjetjen e një unaze që do të jetë në gjendje të zbulojë simptomat e koronavirusit. Nga studimet e bëra është arritur në konkluzionin, se unaza do të jetë tepër inteligjente dhe do të bëjë të mundur që të masë temperaturën dhe të monitorojë shëndetin e njeriut.
Gjithashtu falë algoritmit arrin të monitorojë dhe të interpretojë disa parametra biologjikë në mënyrë konstante si temperaturën e trupit, ritmin e frymëmarrjes, frekuencën e rrahjeve të zemrës dhe nivelin e aktivitetit fizik. Provat janë kryer në 65 mijë persona, ndërsa rezulton se para se të shfaqet virusi, unaza e vëren luhatjen e temperaturës vetëm 2-3 ditë para. Pritet që kjo unazë inteligjente pas këtyre rezultateve të mira të hidhet në treg për shitje.
Burimi: mobihealthnews.com/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania