Nuk ka më asnjë dyshim pasi sapo është konfirmuar ndryshimi i emrit të stadiumit të Napolit nga "San Paolo" në "Diego Armando Maradona". legjenda e futbollit argjentinas vdiq në moshën 60 vjeçare nga sulmi në zemër dhe pati reagimenga e gjithë bota. Ish kolegët e tij e përkujtuan me nder argjentinasin i cili shkroi historinë e futbollit.
Javën e kaluar, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, tha se ekziston mundësia që stadiumi i klubit të mbajë emrin e Maradonës. Edhe kryebashkiaku i qytetit ishte në të njëjtin mendim, por hasën në kundërshtim nga një grup priftërinjsh në qytetin e Napolit. gjithsesi, vendimi përfundimtar u mor dhe tani është konfirmuar ndryshimi i emrit nga "San Paolo", në "Diego Armando Maradona".