Tirana dhe Partizani do të luajnë pas pak, duke filluar nga ora 18:00, derbin e kryeqytetit në stadiumin “Air Albania”, i vlefshëm për javën e gjashtë të Kategorisë Superiore. Të dyja skuadrat do të kërkojnë triumfin, pasi favoriti në një ndeshje derbi nuk ekziston dhe në fushë pritet një ndeshje me ritëm të lartë.
Për sa i përket formacioneve, te Tirana rikthehet në formacionin titullar Kristi Vangjeli, i cili luan në qendër me Najdovskin dhe Hoxhallarin, në skemën 3-4-3. Te Partizani nuk ka ndryshime, teksa ilir Daja i ka besuar të njëjtës 11-she, si ndaj Skënderbeut në ndeshjen e fundit ku fituan 4-0.
FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Vangjeli, Najdovksi, Hoxhallari, Toshevski, Toli, Batha, Ismajlgeci, Danso, Torasa, Muçi. Trajner: Nevil Dede.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.