Me këmbë të thyer dhe dy këpucë të ndryshme, Joe Biden i çudit të gjithë me paraqitjen e fundit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.12.2020, 16:13

Presidenti i zgjedhur në Amerikë, Joe Biden nuk kishte veshur çizmet e tij mjekësore të enjten pasi kishte thyer këmbën e djathtë ndërsa luante me qenin e tij.Presidenti i zgjedhur kishte veshur këpucë të papërshtatshme kur mbërriti në teatrin The Queen në Wilmington, Delaware, për të regjistruar një intervistë me CNN.

Biden, 78 vjeç, kishte veshur një këpucë kamoshi në këmbën e tij të dëmtuar dhe një këpucë sportive që kushton më pak se 90 dollearë në këmbën e tij të shëndetshme.Ai pësoi fraktura të vogla në këmbën e tij të djathtë gjatë fundjavës ndërsa luante me qenin e tij German Shepard. Mjeku i tij tha se do të duhej të vishte një çizme mjekësore për 'disa javë'.Biden të enjten i tha Jake Tapper të CNN se ai mori lëndimin ndërsa ndiqte qenin e tij pasi doli nga dushi.

"Këlyshi i vogël e lëshoi ​​topin para meje që unë të kapja topin ... dhe unë e kapa topin kështu, dhe ai vrapoi," shpjegoi Biden.

Ai i tha CNN se çizmja do të kthehej.

"Unë e mbaj çizmën shumicën e kohës, por është thjesht një gjë e ngathët, kështu që ata më dhanë këtë gjë të vogël për të punuar", tha ai duke iu referuar këpucës së tij sportive.

Kujtojmë se më 20 janar, Joe Biden do të bëjë betimin e detyrës pas fitores në zgjedhje. Ai ka përshpejtuar zgjedhjen e ministrave të tij. Nga ana tjetër, Donald Trump po ecën ngadalë drejt heqjes dorë.

Burimi:Dailymail.co.uk Përktheu:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit