Një incident qesharak ka ndodhur gjatë një seance të mbajtur në Michigan, lidhur me dyshimet rreth manipulimeve në zgjedhje. Nga një video që po bën xhiron në rrjet, dëgjohet që Giuliani, avokati personal i Presidentit Trump, është 'mbërthyer' keq nga gazrat, të paktën dy herë gjatë seancës dëgjimore para legjislaturës shtetërore në Lansing. Avokati ishte në një debat tepër të nxehtë rreth temës më të diskutueshme, ndërsa lëshon gazrat e para. Por nuk e la me kaq, pasi vetëm 90 sekonda më vonë, në sfond u dëgjua një tjetër tingull i ngjashëm.
Kjo u vërtetua edhe nga këshilltarja ligjore e Trumpit, Jenna Ellis, e cila përmes mimikës, la të kuptohej se Giuliani nuk e përmbajti veten, teksa lëshoi gazra të tjera. Në video shihet që ajo nis të qesh, ndërsa pas publikimit të videos veprimi i avokatit solli shumë vëmendje, komente dhe të qeshura. Kujtojmë se avokati, nuk vihet për herë të parë në vëmendje, pasi ditë më parë, Rudy Giuliani-t i kulloi boja e flokëve në fytyrë gjatë konferencës për shtyp.
Burimi: dailymail.co.uk/Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania