Pandemia nuk i ndaloi! Qeveria dhe Bashkia Tiranë ‘qeflinj’ udhëtimesh, 775 milionë lekë për bileta avioni

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.12.2020, 13:21

Udhëtimet e zyrtarëve të Rilindjes, me avionë privatë apo edhe si “pasagjerë” të thjeshtë nuk kanë të mbaruar. Ata janë bërë mëse të njohur në sistemin TIMS. Ai, i cili duket që i preferon më së tepërmi këto flutrime jashtë vendit, bashkë me shumë rilindas të tjerë, është Lali Leku, personi që po e kthen Tiranën në një kantier ndërtimi.

Pa e çarë kokën fare dhe pa dhënë asnjë shpjegim, pavarësisht se ka një funksion publik, Veliaj ka kryer një sërë udhëtimesh të shpeshta, edhe pse vendi ndodhet në një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Sipas Open Procurement Albania vetëm për tre muaj, shtator- nëntor, Thesari i Shtetit ka regjistruar shifra marramendëse për pagesat e agjencive të udhëtimit që marrin tenderat e biletave jashtë shtetit. Vlera e përllogaritur është 77 milion e 565 mijë lekë të reja.

Tpz raporton se udhëtimet jashtë shtetit vijnë në një trend rritës gjatë kësaj periudhe tremujore që analizohet, sepse mesatarja mujore e bashkisë Tiranë, në vitin 2019, ka qenë afro 19 mijë euro. Në këtë tremujor shifra është mbi 60 mijë euro.

Për të fshehur gjurmët e këtyre shpenzimeve luksi, Bashkia Tiranë ka hequr dorë nga praktika e dikurshme me marrëveshje kuadër për blerje biletash. Tani bëhen të veçuara tenderët. Njoftimi i tenderit të përvitshëm në 2016 fillonte me fjalët:

Blerje bilete udhëtimi për transport ajror ndërkombëtar. Për vitin…. destinacionet e mundshme, ku personeli i Bashkise Tiranë do te ketë aktivitete, shtete të ndryshme në të gjitha kontinentet. Autoriteti Kontraktuar nuk mund të përcaktojë ekzaktësisht numrin e udhëtimeve si dhe destinacionin e tyre në këtë fazë të prokurimit. Koha, numri i udhëtimit ose udhëtimeve në destinacionet përkatëse do të vendoset sipas rastit në varësi të kërkesës – Financuar nga Buxheti i Bashkisë Tiranë. Blerje bileta udhetimi vajtje ardhje me avion në Medellin, Kolumbi…..

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit