Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e sotme në qendër të Beogradit, në Serbi. Shpërthimi është regjistruar në parkingun e Radio Televizionit të Serbisë. Deri më tani mësohet se një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur. Nga të plagosurit një prej tyre është në gjendje të rëndë në spital.
Shpèrthimi ndodhi në parking rreth orës 10 të mëngjesit teksa punëtorët po rregullonin një defekt në sistemin e kondicionimit të ajrit në zyrat e RTS.