Para tre javësh qeveria ndërmori disa masa shtesë në lidhje me kufizimin dhe paranbdalimin e përhapjes së infeksionit Covid. Një masë e tillë ishte dhe vendosja e orës policore, e cila kufizonte lëvizjen e njerëzve nga ora 22:00- 06:00, vendim i cili ishte në fuqi deri më datë 2 dhjetor. Në lidhje me këtë ka folur edhe avokati Altin Goxhaj, i cili doli në mbrëmje para kryeministrisë, më datë 3, e cila shënonte shfuqizimin e vendimt. Mirëpo, sipas tij lajmi nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe rrugët e kryeqytetit janë parë bosh, për shkak se njerëzit kanë patur frikë të dilnin jashtë pas orës 22:00 me idenë se do gjobiten. Goxhaj shton se i gjithë ndalimi i qarkullimit të qytetarëve bëhet vetëm nga Facebook-u i Edi Ramës, pasi në Fletoren Zyrtare nuk është botuar asgjë për mbarimin e afatit kufizues.