U kap në orgji homoseksuale me 24 burra në Bruksel, jep dorëheqjen eurodeputeti konservator

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.12.2020, 21:26

Para pak ditësh u bë publik një skandal ku ishte i përfshirë politikani dhe eurodeputeti hungarez Jozsef Szajer i cili dha dorëheqjen pasi u kap duke bërë orgji me mbi 20 burra, duke shkelur masat e vendosura nga Belgjika për pandeminë. Sipas mediave ndërkombëtare në festën e organizuar kundra masave anti-covid ishin 25 persona mes tyre dhe eurodeputeti.Pjesa më e madhe e të pranishmëve ishin burra dhe thuhej se po bënin orgji homoseksuale, ndërkohë qê eurodeputetit iu gjet drogë ndërsa përpoqej të largohej nga një tub kullimi. Pas kësaj ngjarje. Szajer dha dorëheqjen dhe bëri ​​një deklaratë ku pranoi se ishte i pranishëm në atë që ai e quan “një festë private”.

“Më vjen keq që kam thyer rregullat e mbledhjeve.”– tha ai. “Kjo ishte e papërgjegjshme nga ana ime dhe unë do të marr përsipër sanksionet që vijnë me të.”

Ai po ashtu iu përgjigj akuzave se mbante ekstazi.

“Policia thotë se u gjet një pilulë ekstazi. Nuk është e imja, nuk e di kush dhe si e vendosi atë.”– tha Szajer. “Unë bëra një deklaratë në polici në lidhje me këtë.”

Mediet lokale shkruajnë se festa u zhvillua në një apartament në Rue des Pierres, në qendër të Brukselit. Eurodeputeti dyshohet se u përpoq të ikte përmes një tubi kullues kur policia hyri, por ai u kap dhe u mor në pyetje dhe më pas u dërgua në shtëpi. Për të pranishmit e tjerë policia vendosi gjoba prej 250 eurosh pasi festa po shkelte masat e koronavirusit dhe në vendin e ngjarjes u gjet drogë.Szajer është një anëtar i partisë Fidesz të kryeministrit hungarez Orban. Në vitet e fundit, partia Fidesz ka profilizuar veten si një parti kundër komunitetit LGBTQ në Hungari.

Burimi:BBC Përktheu:JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit