Një 21-vjeçar shqiptar me vendbanim në Casaluce u arrestua nga policia italiane në Caserta pas një ndjekjeje të gjatë ku u qëllua dhe me armë zjarri nga ana e patrullës. Ndjekja përfundoi kur makina me të cilën udhëtonin dy persona, përfshirë 21-vjeçarin, u përplas me atë të policisë. Gjithçka filloi kur një shtetas shqiptar, dje në mbrëmje, u paraqit në komisaritianin Aversa, duke raportuar se ai ishte kërcënuar nga bashkatdhetari i tij më shumë se një herë ndërsa ishte në një piceri në Frignano.
Ai i tha policisë se pranë shtëpisë së tij kishte parë shqiptarin bashkë me një person tjetër, të cilët po qëndronin brenda një automjeti. Oficerët nisën menjëherë hetimin për të gjendur vendndodhjen e makinës. Ndërkohë shqiptarët sapo panë makinën e policisë u larguan me shpejtësi duke i vënë blutë në ndjekje të tyre deri në Komunën e Teverolas ku mes tyre pati shkëmbim zjarri. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk pati të lënduar ndërsa dy personat u vunë në pranga.
Burimi:Ilmattino.it Përktheu:JOQ ALBANIA