Milani nuk po di të ndalet së fituari, si në kampionat, ashtu edhe në Europa League, ku sonte triumfuan 4-2 ndaj Sëlltikut, ndeshje e vlefshme për xhiron e pestë të Europa League. Kuqezinjtë u gjendën në disavantazh prej dy golave në minutën e 14’. Në minutën e 8’ ishte australiani Tom Rogic i cili realizoi për skocezët, ndërsa në minutën 14’ Odsonne Edouard realizoi për rezultatin 0-2.
Nuk shkoi shumë kohë edhe erdhi reagimi i Milanit. Fillimisht ishte Calhanoglu i cili barazoi rezultatin pas një gjuajtje të lirë në minutën 24’, ndërsa Samu Castillejo barazoi në minutën e 26’. Me të filluar pjesa e dytë gjithçka ndryshoi, teksa në skenë erdhi super-talenti Jens Hauge i cili me një depërtim fantastik kaloi kuqezinjtë në avantazh në minutën 50′.
Fitoren për Milanin e vulosi zëvendësuesi i pjesës së dytë Brahim Diaz me golin e tij në minutën e 82′ duke mbyllur sfidën në 4-2. Me fitoren e sotme, Milani kalon fazën e grupeve dhe tashmë shkon më tej në Europa League pasi ndodhet në vendin e dytë me 10 pikë, kur ka mbetur edhe një ndeshje tjetër për t'u luajtur.
Këto ishin rezultatet në ndeshjet e tjera: