Tomi i AKEP “i fut duart” lekut përsëri, 200 milionë për t’i ndarë me Grigor Jotin e INFOSOFT

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.12.2020, 20:28

Jepi Tomi! Kjo shprehje e cila filloi të përdorej si me shaka në tenderat e organizuar nga Tomi Frashëri i AKEP, duket se po zë gjithmonë e më tepër një vend të rëndësishëm për sa kohë ka lekë në mes. Rezulton se Tomi “i jepka” jo mirë, por shkëlqyeshëm! Kur leku shfaqet në horizont, Tomin e AKEP nuk ka asgjë që ta ndalë! Nuk po e egzagjerojmë aspak.

Kësaj rradhe AKEP ka organizuar një tjetër tender shumë-milionësh për të vënë duart në kokë. Bëhet fjalë për shifrën “e çmendur” prej rreth 200 milionë lekë të vjetra me TVSH, që Tomi do t’ia japë Grigor Jotit të grupit INFOSOFT. Të gjitha këto para do të jepen thjesht për mirëmbajtje. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-73938-10-05-2020 dhe me objekt “Implementim Disaster Recovery Site të CRDB”.

E gjeni dot se cilët janë konkurruesit në tender? Jo? Hë tani përpiquni pak. Bëjmë shaka, se në fakt nuk ka çfarë të gjesh. Konkurruesi i vetëm në garë, është vetëm Grigor Joti… Pra zotëria i bie që ka garuar kundra vetes dhe pasi “ka rrahur” veten paq, është shpallur fitues. Meme e gatshme apo jo? Grigor Joti nëpërmjet dy kompanive që zotërohen prej tij (“Infosoft System” dhe “ikubINFO”), ka fituar me vlerën e paraqitur prej 16,476,315 lekësh të reja pa TVSH, e cila është sa 94.96% e fondit limit të tenderit në fjalë.

Fakti që ka garuar i vetëm dhe që ka ofruar thujase vlerë identike me fondin limit e bën Grigor Jotin fitues të paracaktuar dhe tenderin thjesht një farsë. Si duket Grigori dhe Tomi do të ndajnë së bashku një pjesë të mirë të këtyre milionave. Dhe siç e dini, neve s’na mbetet gjë tjetër veçse të themi: Jepi Tomi!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit