Një person në Elbasan është gjetur i shtrirë në rrugë pa ndjenja pasditen e sotme.Ende nuk ka informacione apo të dhëna për emrin e tij, por ai është gjetur në gjendje kome, në afërsi të zyrave të Tatim Taksave të Elbasanit.Mësohet se ai është transportuar menjëherë me autoambulancë në spital, sakaq ende nuk dihen shkaqet se pse personi ka përfunduar në atë gjendje.Sipas burimeve spitalore personi i gjetur në rrugë ka marrë dëmtime të rënda në kokë për shkak të rënies e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga konsumimi i alkoolit.