Vodhi MEMEN e JOQ që të tallte Bashën! Sa vite burg ha Rama sipas projektligjit të ri…?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03.12.2020, 17:35

Ditën e sotme Ministria e Drejtësisë ka propozuar një projektligj, i cili dënon me gjoba dhe burg qytetarët për postimet e tyre në Facebook. Në draftin e paraqitur, në një nga pikat përmendet edhe cënimi i imazhit të personit, qoftë edhe duke bërë një MEME dhe kushdo që kapet duke e bërë diçka të tillë do të dënohet me një vit burg. Ky ligj të shpie drejtpërdrejt në instalimin e diktaturës nga Edi Rama me shokë. Dhe këtë e kanë dëshmuar në jo pak raste, ku vetëm para pak ditësh u mbyll JOQ Albania në Facebook dhe u demonstrua pastër akti censurimi i fjalës dhe lirisë së shprehjes. E vetëm një vit më parë u bllokua domaini joq-albania.com nga AKEP pa vendim gjykate dhe po ashtu u procedua një e re pas një statusi për tërmetin e 26 Nëntorit si përhapëse paniku.

Ndërkohë, në lidhje me MEMET, të cilat lideri suprem ka marrë tentativën t’i vërë fre, pasi siç duket i djeg fakti që është burim bashkë me qeverinë e tij, por duke mos harruar këtu edhe opozitën brenda dhe jashtë parlamentare. Le të kujtojmë faktin e thjeshtë se vetëm disa javë më pari Kryeministri vodhi një meme të JOQ Albania, i fshiu dhe i masakroi logon, me qëllim që të tallte Bashën në "pikën e tij të dobët": Numrat!

Kështu Rama ka vjedhur memen, madje ka dëmtuar edhe logon e JOQ, duke marrë një postim tonin më datë 15 korrik, ndërsa e ka publikuar më datë 30 tetor me qëllim për të vënë në lojë kryedemokratin Lulzim Basha, i cili i 'ngritur' para dërrasës së zezë nuk është në gjedje të kryejë një veprim aritmetikor. Epo, kësaj i thonë të biesh brenda me këmbët e tua! Sa duhet të dënohet Rama si vetë-përdorues i MEME-ve se u tall me Bashën?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit