Ditën e sotme përfundoi ora policore që kufizonte lëvizjen e njerëzve nga ora 22:00- 06:00, e ndërmarrë nga qeveria dhe autoritetet shëndetësore si një masë shtesë paranandaluese për përhapjen e infeksionit Covid. Por Akti normativ që e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambientet e hapura dhe të mbyllura, vijon ende të jetë në fuqi dhe shumë qytetarë që kapen duke e shkelur një rregull të tillë, po ndëshkohen me gjobën prej 30 mijë lekësh të vjetra. Së fundmi një rast i tillë ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania, ku disa efektivë policie janë filmuar mbrëjen e sotme duke vendosur gjoba në rrugën "Llambi Bonata" në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Siç shkruan edhe qytetari që ka dërguar videon, ky aksion i vendosjes së gjobave duket më shumë si përmbushje e kuotës ditore dhe shteti po vjedh qytetarët deri në qindarkën e fundit.
Mesazhi i mbërritur: