Si të vjedhësh pa pikë turpi/ Lali Leku harxhon 260 milionë për të fotokopjuar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30.11.2020, 19:06

Vidh sot, vidh nesër, se diçka do të mbetet. Jo për ata që vjedhin apo familjarët. E kemi fjalën për brezin e shtatë. E ekzagjeruar? Jo, aspak. Madje ndoshta kaq është pak. Themi kështu sepse duke parë mënyrën se si abuzohet e vidhet me tenderat, është për të vënë duart në kokë. Kohët e fundit vjedhjet janë shtuar aq shumë saqë edhe tenderat abuzues bëhen hapur fare, pa u përpjekur aspak që të paktën të fshijnë ndonjë gjurmë.

Një ndër rastet më tipike është ky që po ju paraqesim në vijim. Bëhet fjalë për një tender të organizuar nga SH.A Ujesjelles Kanalizime Tiranë, e cila varet kryekëput nga vetë lordi i parave të Tiranës, lali Leku. Rezulton se ky institucion i drejtuar nga Redi Molla, ka organizuar një tender me numër reference REF-79997-11-25-2020 dhe me objekt “Shërbim Fotokopje me të tretët”. Fondi limit i këtij tenderi është 21,978,333 lekë të reja pa TVSH.

Ndoshta do t’ju duket meme e gatshme, por në fakt është e vërtetë. Rezulton se institucioni në varësi të lali Lekut planifikon të harxhojë plot 260 milionë lekë të vjetra me TVSH që të bëjë fotokopje. Nuk është aspak shaka. Është planifikuar që një person i tretë të bëjë fotokopje për këtë institucion. Pyetja më e thjeshtë e mundshme që edhe një fëmijë i klasës së pestë fillore do të bënte, është: Po mirë, nuk kanë fotokopje nëpër zyra këta punëtorë të UKT? Nuk mund t’i fotokopjojnë vetë dokumentat? Sigurisht që po, por si do të vjedhë pastaj Redi Molla me lali Lekun?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit