Skandali i radhës! Policia gjobit personin me aftësi ndryshe se e kapi pa maskë, qytetari: Endet rrugëve dhe i pastrehë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.11.2020, 23:27

Skandalet dhe bëmat e Policisë tonë nuk kanë fund e çudisin të madh dhe të vogël! Po po kemi plot të drejtë ta pohojmë këtë gjë, e cila përforcohet edhe nga një mesazh i mbërritur së fundmi në redaksinë JOQ Albania. Policia Bashkiake në Tiranë, ditën e sotme ka gjobitur për mosmbajtjen e maskës një person me aftësi ndryshe, i cili endet rrugëve të kryeqytetit pasi është i papunë dhe i pastrehë. Ai njihet nga të gjithë me emrin Pine, dhe bën gjeste të ndryshme duke përplasur këmbët në rrugë dhe duke folur me vete. Personi që ka dërguar mesazhin, thotë se policia e kishte ndaluar dhe e kishte pyetur se ku e kishte maskën, ndërkohë që ai e kishte hequr për shkak të vështirësive në frymëmarrje. Por ata nuk e kanë toleruar diçka të tillë dhe e kanë gjobitur personin në fjalë!

Mesazhi i mbërritur:

Pershendetje! Doja te denoncoja nje gjobe te vene nga ana e Policise Bashkiake ndaj nje personi me aftesi te kufizuara i cili endet ne tirane gjithe diten pasi eshte pa pune dhe i pa strehe. Faleminderit nqs e publikoni. Pse e cilesoni me aftesi te kufizuara? Si ndodhi ngjarja? Eshte me crregullime mendore. Te gjithe e njohin me emrin Pine dhe flet me vete gjithe diten dhe ben gjeste ne rruge te tipit, perplas kembet neper rruge dhe ka raste qe bertet. Na tha qe e kishte ndaluar policia dhe i kishte thene ku e ke masken, ky i kishte thene qe e kam ne xhep po e kam hequr per momentin sepse nuk po merrja dot fryme dhe si pasoj kishte marr gjobe. Gjithesesi nqs per ju e shikoni te arsyeshme per ta publikuar ok nqs jo prap ok sepse une nuk po mundohem te tallem me kete gje po thjesht te denoncoj fenomenin. Shpresoj tju kem ndihmuar. Me fal qe te bezdis dhe nje here nqs e publikon fshije emrin e policit qe e ka vene qe dhe atij mos ti prishet terezija. Faleminderit dhe me falni persesi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit