Populli vdes dyerve të spitaleve, shteti i jep +1 MILIARD LEKË Kryeoligarkut të Shëndetësisë Artur Kadare

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.11.2020, 11:37

1 MILIARD LEKË pa TVSH përfitoi sërish në kurriz të shqiptarëve oligarku Artur Kadare pak ditë më parë. Biznesmeni i Shëndetësisë me veprimtari në fushën “import – eksport, tregtim me shumicë-pakicë e mallrave, materialeve dhe pajisjeve elektromjekësore, barnave, artikujve të ndryshëm industriale, etj shërbime të tjera të lejuara nga ligji” do të furnizojë QSUT për 2 vitet e ardhshme me materiale mjekësore për Shërbimin e Kardiokirurgjisë.

Kështu Artur Kadareja supozohet se është fituesi i lotit të parë të tenderit të shpallur nga Spitali Universitar “Nënë Tereza” i cili disponon edhe 3 lote të tjera për klientët e qeverisë dhe miqtë e ministreshës Ogerta Manastirliu, në një garë pa konkurrentë, tender me Procedurë të Hapur.

Ashtu siç ka ndodhur edhe në tenderat e mëparshëm të fituar nga BIOMETRIC ALBANIA e Kadaresë, edhe këtë herë ofertuesit e tjerë , ELTIAN 2009 dhe OES Distrimed, nuk kanë paraqitur dokumentacion, duke i hapur kështu rrugën drejt një tjetër projekti një prej oligarkëve të preferuar të shëndetësisë.

Nga 245 kontrata të fituara nga të gjitha spitalet e vendit, Artur Kadare ka vjelur 13 MILIARD LEKË pa TVSH duke u shndërruar kështu në një prej klientëve më të favorizuar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Janë plot 113 tendera publikë me vlerë mbi 100 milionë lekë të fituara nga Artur Kadare, në shkelje të hapur të ligjit nga ku vërehet se më i fundit u fitua një muaj më parë.

Një tjetër detaj jo i parëndësishëm është vlera me të cilën Kadareja na shërben ushqimin në spitale, të cilin të gjithë hallexhinjtë e dinë si serviret. Plot 7 MILIARD LEKË pa TVSH, në shkelje të ligjit.

Kompania me pronar të vetëm Artur Kadarenë shpesh herë ka bashkëpunuar edhe me bashkëoligarkët e tjerë të shëndetësisë. Rradhisim këtu MONTAL-in e Skënder Lufit dhe ALMEDICAL e Llambro Sulotit dhe Oltion Bellos.

Megjithatë nga 245 tendera, 113 i ka plotësisht në shkelje të ligjit pasi në të gjitha këto kanë qenë pa garë, pasi nuk ka pasur asnjë konkurent tjetër për prokurimet e fituara.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit