JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Ish-ministri i Drejtësisë: Shqipëria sot krahasohet me Shqipërinë e vitit 1988
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25/11/2020 0:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtësisë, i ftuar në emisionin e Adi Krastës, tha se Shqipëria sot krahasohet me Shqipërinë e vitit 1988 dhe se kemi strukturë sociale të deformuar.

Më konkretisht, ky i fundit tha se:

“Shqipëria sot krahasohet me Shqipërinë e vitit 1988. Kemi një njeri të vetëm që kontrollon çdo gjë, por mbi të gjitha kemi një strukturë sociale të deformuar. Njerëzit në Shqipëri sot ose varen nga shteti, ose punojnë në një biznes që duhet ta ketë mirë me shtetin. Varësia e jetës së shqiptarëve është e kolapsur. Edhe koha e Vehbi Alimuçës ishte më e mirë se kishte Rrapush Xhaferrin si konkurrent. Qytetarët nuk duhen ftuar për të votuar cjapin e radhës, por duhen ftuar që të dalin dhe të mbrojnë sistemin demokratik, liritë dhe të drejtat themelore kushtetuese që sot nuk ekzistojnë. Nuk duhet legjitimuar Edi Rama, që do të luajë rolin e Enver Hoxhës.”