E ftuar në emisionin A-Show me gazetarin Adi Krasta, ish- drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, ka folur për herë të parë përse u largua nga posti i Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve. Ajo dikur ishte pjesë e Rilindjes, ndërsa vendosi të hiqte dorë, duke u bashkuar me LSI-në. Ndërkohë jo para shumë kohësh, ajo bëri një deklaratë në lidhje me PS, ku thoshte se nuk ekziston dhe se Rilindja ka dalë nga organizata MJAFT.
Ajo u shpreh:
Isha 29 vjeçe kur mora detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Tatimeve.Mua nuk më kërkoi askush të largohesha.U largova unë sepse nuk e gjeta më veten. Ne i thamë shqiptarëve ca gjëra të caktuara dhe arritëm në një pikë që nuk bëmë ato gjëra që premtuam. Unë nuk jam ai njeriu që vihet në rresht për pushtet. Shpresën në Shqipëri sot po e vrasin edhe mediat që nuk flasin. Kam dhënë disa herë dorëheqjen nga drejtoreshë e Tatimeve sepse isha e lodhur dhe nuk gjeja motivim. Unë kam nje jetë shumë të thjeshtë. Im atë ka një makinë që kushton 4 milionë lekë. Mund ta bëj sërish arkëtaren, por edhe pastruesen. Rama nëse do ishte i zgjuar, do më kishte akoma atje. Ai njeri ka humbur, jo unë. Nëse kë të rinj që të thonë që kjo është gabim, duhet të reflektojmë. Unë nuk kam çfarë ‘mea culpa’ të bëj. Thjesht ne nuk i duam në brendësi të sistemit të rinjtë. Sistemi ëshët kaq i kalbur pa vlera, sa ne nuk i duam të rinjtë brenda sistemit.Shiko unë nuk mund të mendoj që unë jam Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve dhe që numri 2 është LSI, dhe të them që ma bënte LSI korrupsionin. PS apo PD kanë 70 përqind të pushtetit, kur LSI, 30 përqind. Tani ky njeri që nuk ka folur ose ka qenë bashkëpunëtor në krim ose duhet të shkojë në burg për moskallëzim krimi. Ti je kryeministri, atëherë na thuaj pse nuk e kallëzove. Kur je kaq i ndershëm dil para shqiptarëve dhe thuaj ky është hajduti. Por jo ta bësh në zgjedhje kur të duhet tepsia.