JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kryemadhi pas ndërhyrjes kirurgjikale zbulon se ka covid: E kam puthur Metën, por nuk e kapi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/11/2020 22:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, ka deklaruar se e ka kaluar koronavirusin, por pa asnjë simptomë. Kjo e fundit deklaroi në Top Channel se zbuloi se kishte qenë e infektuar me covid-19, gjatë kohës që iu nënshtrua një operacioni. Vlen të theksohet se kryetarja ka mbajtur vazhdimisht qëndrime konspirative kundër koronavirusit dhe deri vonë ka refuzuar edhe mbajtjen e maskës.

Më konkretisht kjo e fundit tha se:

“Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptom. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. Kur bëra operacion për bajamet, mjeku italian më tha se e ke kaluar covid-in. E kam puthur Ilir Metën kur isha me covid dhe nuk e kapi. Asnjë prej familjes time nuk u infektua, përveç meje.”

Ndërkohë, kjo e fundit ka shtuar se bashkëshorti i saj, që është njëkohësisht edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nuk e ka uruar për rizgjedhjen në krye të LSI-së. Gjithashtu, sipas saj beteja dhe gara e radhës për LSI do të jenë zgjedhjet e 25 prillit.