Denoncimi/ Si mashtron Behar Çukaj i “BOLV OIL” me cilësinë e karburantit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 24.11.2020, 21:16

Shqipëria është njëri ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë. Kjo për shkak se qeveria ka vendosur një sërë taksash të cilat nuk ka ndër mend t’i ulë. Mirëpo sikur të mos mjaftonte ky fakt, shqiptarët e “hanë” dy herë. Një herë nga çmimet e larta, dhe herën e dytë nga cilësia e keqe e naftës që shitet në vend.

Gjithmonë e më tepër qytetarët ankohen për cilësinë e naftës që shitet në Shqipëri. Shumë prej nesh madje shfrytëzojnë mundësitë kur shkojnë në vendet fqinje për të mbushur makinën plot. Të shumta janë edhe fotot e videot e publikuara edhe nga redaksia jonë që paraqesin këtë fakt. Në lidhje me cilësinë e keqe të naftës, ka ardhur një denoncim në redaksinë e JOQ Albania, në lidhje me BOLV OIL.

Qytetari shkruan se në datë 30 shtator 2020 në mëngjes ka furnizuar motorin e tij me benzinë tek BOLV OIL pranë Selvisë në Tiranë. Ai shprehet se benzina ishte “ujë komplet” siç shikohet edhe në fotot e dërguara prej tij. Qytetari u kthye përsëri tek pika e furnizimit për t’i paraqitur ankesën stafit, por mori një përgjigje arrogante. Nisur nga ky denoncim JOQ Albania kontaktoi me e-mail zyrtarisht me BOLV OIL që në datë 30 shtator, por deri më sot datë 24.11.2020 nuk mori asnjë reagim.

Në vijim denoncimi i qytetarit:

“Pershendetje Joq. Ju lutem ma beni publik kte rast se po na marrin n qaf. Isha sot ne mengjes per te furnizuar motorrin me benzin tek bolv oil, tek selvia, ne mes te tiranes. Benzina ishte uj komplet, sic shihet dhe n foto pasi e zbrazem sabratorin, dhe kur vajtem per ti treguar demin, punonjesit me nje sjellje arrogante, nuk mbajn pergjithsi, jemi shum t revoltuar.“

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit