JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar, policia jep detajet e para
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24/11/2020 20:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia e Tiranës ka njoftuar se mbrëmjen e sotme është gjetur pa shenja jete një 60-vjeçar.

Në njoftimin e policisë thuhet se 60-vjeçari me iniciale A.P është gjetur pa shenja jete në një magazinë të kthyer në banesë në rrugën “Siri Kodra”. Nga të dhënat paraprake në trupin e 60-vjeçarit nuk ka shenja dhune apo dëmtime fizike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë Tiranë/ Informacion paraprak.

Më datë 24.11.2020, rreth orës 18:30, në rrugën “Siri Kodra”, në një magazinë (e kthyer në banesë), është gjetur pa shenja jete shtetasi A.P., rreth​ 60 vjeç. Nga kqyrja paraprake nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera fizike. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale.