Kasapi i hundës “KEIT”, qytetarja: 1800 € + 200 € analiza, operova hundën dhe prapë s’e kam simetrike!

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.11.2020, 16:01

Ndërhyrjet kirurgjikale si për arsye shëndetësore ashtu edhe për arsye estetike tanimë janë mjaft të zakonshme edhe në shqipëri. Problemet në hundë që lidhen me rrugët e frymëmarrjes, si kockë e shtrembër apo mishi i huaj, kërkojnë zgjidhje përmes ndërhyrjeve kirurgjikale të cilat shumë klinika i ofrojnë. E tillë është edhe historia e një qytetareje, ndër të shumta nga ato që kanë denoncuar, e cila rrëfen përvojën e saj aspak të këndshme në klinikën KEIT. Para pak ditësh publikuam një rast vërtetë të rëndë, ku një qytetare rumune kishte kryer një operacion për zmadhim gjoksi në klinikën KEIT. Mirëpo, pas operacionit gjerat nuk kishin shkuar siç duhet dhe asaj i ishte infektuar komplet gjoksi. Për këtë gjë ajo shkroi në redaksinë JOQ Albania, duke denoncuar atë që i kishte ndodhur.

Denoncuesja e radhës rrëfen se u trajtua pa profesionalizëm nga mjeku Marco Miconi pranë kësaj klinike ndërsa shprehet se edhe pas ndërhyrjes hundën nuk e ka simetrike. Sipas saj, edhe pse shërbimi që kërkoi kushtoi plot 2000, nga të cilat 1800 € ndërhyrja dhe 200 të tjera analiza, sërish rezultati nuk ishte ai i premtuari, ndërsa është penduar shumë që mori një vendim të tillë.

Ajo shkruan:

Përshëndetje JOQ. Më bëhet qejfi që shoh mendimet e njerëzve që janë operuar tek klinika "KEIT" sepse edhe unë jam operuar tek hunda me dr Marco Miconi. Kisha pjesën e septumit ( kockës së hundës) të shtrembër, bëra ndërhyrjen dhe përsëri nuk e kam simetrike, duket edhe me sy të lirë, bëra vetëm dy vizita dhe më thanë për ndërhyrje tjetër, nuk e bëra.Kjo kushtoi 1800 euro + 200 euro analiza dhe shpenzime tjera të nevojshme. Jam penduar. Para të harxhuara për asgjë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit