Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në pikën kufitare të Kakavijës. Një shtetas shqiptar i dha gaz makinës së tij, duke thyer barrierat doganore në mënyrë që të kalojë në shtetin helenë. Ky i fundit, arriti të kalonte pikën e kalimit duke mos u kontrolluar nga doganierët, por më pas u dha një alarm dhe nisën kërkimet. Automjeti u gjet nga policia në rrugën nacionale Kakavijë-Janinë, ndërsa shoferi që nuk kishte dokumente për qëndrimin e tij në Greqi u ndalua dhe u arrestua. Ndaj tij u ngritën akuza për shkelje të masave për parandalimin e sëmundjeve, dëmtim të dalluar të pasurisë publike dhe hyrje e paligjshme në vend.
Burimi:alldaynews.gr | Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA