Një lajm i hidhur vjen nga Kosova. Mësohet se grimierja e njohur Marigona Obërtinca ka ndërruar jetë. Shkak për këtë është bërë përdorimi i tepërt i lëndëve narkotike. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur familja, teksa ndjehen të pikëlluar për humbjen e saj. Artistja kosovare kujtohet nga të afërmit dhe miqtë si një vajzë e guximshme dhe shumë punëtore, ndërsa ka lënë pas një djalë të vogël.