JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Oligarkët nuk ngopen me paratë e shqiptarëve! +707 MILIONË kompanive të koncesioneve të Shëndetësisë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 24/11/2020 20:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

EVITA vërtet që nuk ka të ndalur! Pas denoncimeve të herë pas hershme të redaksisë së JOQ për kompaninë me përfitime të mëdha nga dora e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu 707 MILIONË LEKË pa TVSH do t’i paguajnë shqiptarët EVITËS këtë herë për të furnizuar Qendrën e Transfuzionit të Gjakut me kite për testime për 12 muaj.

Ajo që është më e çuditshmja në këtë histori është fakti se sërish, EVITA, ka marrë pjesë në një tender të hapur pa konkurrim, ku ofertues i vetëm ka qenë ashkimi i dy kompanive. Por nëse i rikthehemi artikujve tanë të mëparshëm, do të kuptoni se ky nuk është rasti i parë kur ish-kompania e Majlinda Fetiut ka fituar edhe një tjetër tender nga Ministria e Shëndetësisë me vlerë 1.8 miliardë lekë me objekt, “Blerje teste dhe materiale të nevojshme konsumabile për pajisjen COBAS 6800 për një periudhë 6 muaj”.

Kjo kompani ka fituar edhe tendera të mëparshëm, si ai i Hemodializës, ku EVITA u bashkua në “DIAVITA” me kompaninë e Klod Allajbeut, administratorit të spitalit Amerikan në Tiranë dhe televizionit ABC News. Nga ana tjetër në lojë është futur edhe ortaku i Vilma Nushit, Janis Karathano, aksioneri i vetëm i kompanisë PEGASUS drejtuese e së cilës më herët ka qenë Nazife Bello, e ëma e ish – drejtoreshës së Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë, Shpresa Bello. Kështu PEGASUS rezulton të ketë lidhje të drejtpërdrejtë edhe me koncesionin e “CHECK-UP”-it dhe koncesionin e LABORATORËVE 13 MILIARD LEKË, pasi është zotëruese e AB Laboratory Solutions BV, një prej kompanive të konsorciumit që ka fituar koncesionin.

Rezulton se Pegasus e Karathanos ka përfituar që nga viti 2015 e deri më sot nga institucione të shëndetësisë 311 transaksione monetare me vlerë 11 miliard lekë.

Në vitin 2017, koncesioni i laboratorëve është fituar me një vlerë prej 130 milionë dollarësh nga kompania “Labopharma” e cila është po në pronësi të Janis Karathano, i cili asokohe skualifikoi nga gara mes disa kompanive edhe “Spitalin Amerikan” e tashmë bashkëpunon me kompaninë “gojë xhaje” të Allajbeut. Megjithatë duket se Majlinda Fetiu dhe kontaktet e saj e kanë bashkuar me Klod Allajbeun për të punuar më shumë së bashku duke përfituar tendera nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Me pak fjalë ky tender që analizuam sot, 707 MILIONË LEKË PA TVSH i kanë hyrë në xhep dy kompanive zotëruese të dy koncesioneve, atë të Hemodializës dhe atij të Laboratorëve.


*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara